Haradinaj: Nuk është koha të flitet se kush është veteran i vërtetë e kush jo

28 mars 2022 | 11:31

Ish-kryeministri dhe ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot në seancën e Kuvendit se “nuk është koha të flitet se kush është veteran i vërtetë i luftës e kush jo”.

Kjo deklaratë e Haradinaj vjen si kundërpërgjigje ndaj kryeministrit Albin Kurti, i cili ka paralajmëruar riverifikim e listave të veteranëve.

“Nuk e meritojnë ofendimin që bash në këtë kohë me e filluar edhe njëherë diskutimet se kush është veteran apo luftëtar i vërtetë. Nuk është koha e tillë. Ka pasur edhe një proces gjyqësor. Tash është koha kur duhet t’i respektojmë e t’i nderojmë ata”, ka thënë Haradinaj.

Më tutje, ai ka thënë se muaji mars i rikthen gjithmonë kujtimet e kohës së luftës, por edhe të krijimit të UÇK-së.

Sipas tij, veteranët e UÇK-së duhet të përfshihen në Ligjin për pagat.

“E dimë që Ligji i pagave është në proces, por mos të harrojmë që të fillojmë nga kategoritë më meritore, ato të lirisë. Të paktën të përfshihen në këtë rritje e të mos i ofendojmë këta njerëz”, është shprehur Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xherdan Shaqiri ka folur rreth ndeshjes miqësore që Zvicra do…