Haradinaj: Nuk jam kandidat për president të Shqipërisë

08 prill 2022 | 20:24

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mohuar të gjithë zërat se do të jetë kandidat për president të Shqipërisë.

Madje, ai ka thënë se “kjo një shpifje ordinere dhe e ulët” që po bëhet nga, siç i ka quajtur ai, gazetarët e shitur dhe mercenarët e mediave në Tiranë.

“Nuk jam kandidat për president të Shqipërisë. Po e shoh që po bëhet fushatë nga gazetarët e shitur, nga mercenarët e mediave, në Tiranë e në Prishtinë, sikur unë qenkam në kombinim për President të Republikës së Shqipërisë. Kjo është një shpifje ordinere, e ulët, e pistë dhe për hesap të kuzhinave që janë edhe kundër Shqipërisë, edhe kundër Kosovës, edhe kundër meje”.

Ish-kryeministri i Kosovës konfirmoi se është dhe do të jetë në Kosovë ku edhe tha se do ta bëjë aktivitetin e tij politik.

“Për popullin tim të dashur shqiptar, unë jam në Kosovë, do të jem në Kosovë dhe edhe politikisht do të realizohem në Kosovë. Shqipëria i ka njerëzit e saj, që di t’i vendosë në krye të shtetit. Me Kosovën e Shqipërinë e kundër matrapazëve mediatikë e të opinionit publik!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Kurthi i femrave”, është romani më i ri nga Pashtrik…