Haradinaj: Nuk jam në dashni të madhe me PDK e LDK, por Kurtin duhet ta heqim nga pushteti
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se do të punojë me LDK-në dhe PDK-në për ta larguar kryeministrin Kurti nga pushteti.
“Kush mund ta ndryshojë Kurtin, duhet opozita. Unë nuk them që jam në dashni të madhe as me PDK-në as me LDK-në, por më duhet të punoj me ta, për me e hjek këtë njeri”, ka thënë Haradinaj në Kuvendin e pestë zgjedhor të OVL-së të UÇK-së në Pejë.
Ai tha që e ka “ditë që Kurti e ka të kaluarën e dyshimtë”.
“Por kam shpresu gjithë që ka me u mundu me kthy atë boxh që ia ka vendit të vet, por për fat të keq jo”.
Haradinaj shtoi se “Kurti i ka ofenduar vlerat e lirisë”.
“Na duhet një ndryshim, jam optimist, s’kam qenë kurrë ma optimist sesa jam sot, do t’i kryej këto punë që i kam qit para vetes, e di çka na pret, por e di që do ta kem mbështetjen e aleatëve”, tha ai.