Haradinaj nuk ka hequr dorë nga pozita e presidentit

22 dhjetor 2020 | 21:06

Ministrja e Jashtme në detyrë, Meliza Haradinaj Stublla, ka thënë se kryetari i subjektit që ajo i takon nuk ka hequr dorë nga dëshira për president.

Më herët ishte bërë e ditur se AAK-ja do të futet në zgjedhje me Haradinajn si kandidat për kryeministër, por Stublla tha se ai ende nuk e ka lënë dëshirën e tij për të qenë president i Kosovës.

“AAK-ja demanton burimet e mediave që kinse Ramush Haradinaj ka heqë dorë nga kandidatura për president. AAK konfirmon qartë se synon udhëheqjen e Kosovës përmes Ramush Haradinajt si president i ardhshëm e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo.

Haradinaj kishte bërë të ditur kandidaturën e tij për president të vendit para disa javëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari  i ri Erjon Zeqaj me projektin e tij të…