Haradinaj: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë elektrike
22 janar 2018
| 19:54
Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt ka mohuar mundësin për rritje të çmimit të energjisë elektrike.
Në reagimin e zyrës së KM-së, është thënë se në asnjë rast nuk është përmendur mundësia për rritjen e çmimit.
“Zyra e Kryeministrit reagon ndaj shkrimeve në disa medie, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Kryeministri Haradinaj në asnjë rast, nuk ka përmendur mundësinë për rritjen e çmimit, për më tepër është duke u angazhuar që të ketë furnizim të rregullt me energji, pa rritje. Vendimet dhe puna e Qeverisë Haradinaj ka bërë që secila familje t’i kursejë afro 300 euro në sezonën dimërore. Lusim mediet për korrektësi në raportim”, thuhet në reagimin e zyrës së Haradinajt.