Haradinaj: Nuk kam parë politikanë më “profiterë” se Albin Kurti e Vjosa Osmani
Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i konsideron politikanë të dobët Kurtin e Osmanin.
Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Albin Kurti është ndër udhëheqësit më të dobët që ka parë Kosova.
“Ende nuk kam parë më profitera se Albin Kurti e Vosa Osmani. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen por ajo çfarë kemi parë deri tash ka kaluar pritshmëritë e mia [për keq]”.
Ish-kryeministri i Kosovës thotë se ka pritur që Kurti do të kërkojë nga Amerika të mos “na merr taksën”.
“Unë ende shpresoj që Kurti nuk do ta largojë taksën. Ende shpresoj se do t’i del gjumi”.
Haradinaj thotë se Albin Kurti e ka një lehtësi ndaj tij pasi ai nuk mund të jetë subjekt i Gjykatës Speciale.
“Ai gjatë luftës ka qenë në burg në Serbi. E di që ai ka pasur më shumë dëshirë të jetë në mal si unë se të jetë në burg, por ai nuk e ka problemin e Gjykatës Speciale”.
Ish-kryeministri i Kosovës thotë se Kurti e Osmani nuk duhet të nguten pasi sipas tij “do të tallen me ta një ditë”.