Haradinaj: Nuk kam udhëtuar për Tiranë, ndodhem në shtëpinë time
11 shtator 2018
| 23:03
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mohuar se është nisur në takim urgjent për në Tiranë.
“Lajmi në disa medie se jam nisë në mënyrë urgjente për në Tiranë është i pavërtetë. Pas një dite plot punë, në një vjetorin e qeverisjes dhe që u përmbyll me ndezjen e qirinjve në kujtim të viktimave nga sulmet e 11 shtatorit, jam në shtëpinë time, me familjen time! Nesër, në mëngjes, në ora 07:00, vazhdoj agjendën, në zyren time, me punë të rregullt”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.