Haradinaj: Nuk kemi frikë nga Specialja, do t’i përmbushim obligmet ndërkombëtare
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova do t’i përmbush obligimet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Gjykatën Speciale.
Këto komente ai i bëri gjatë një interviste për “Deutsche Welle”
“Kosova i ka përmbushur obligimet e saja sa i përket ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Nuk ka dyshim që Kosova do t’i kryejë këto obligime ndërkombëtare”, ka thënë ai.
Lidhur me këtë çështje, Haradinaj ka shprehur shqetësimin e tij për personat që do të gjykohen nga Specialja, pasi akuzat janë të orientuara ndaj një etnie.
“Është një shqetësim që lidhet me Gjykatën Speciale dhe një numër të njerëzve këtu konsiderojnë si të padrejtë ngaqë ka qasje selektive ndaj krimeve. Kjo gjykatë fokusohet në ngjarje të veçanta të luftës, kështu që supozohet që i drejtohet vetëm një etnie”, u shpreh Ramush Haradinaj.
Sipas tij, në Kosovë nuk ekziston frikë nga akuzat potenciale të Gjykatës Speciale.