Haradinaj: Nuk kemi komunikim me Vetëvendosjen për bashkëqeverisje
22 janar 2020
| 14:18
Kryeministri në detyrë dhe ish-lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk ka pasur kurrfarë komunikimi me Lëvizjen Vetëvendosje për bashkëqeverisje.
“Nuk kemi komunikim me Vetëvendosjen dhe Kurtin për bashkëqeverisje”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë, raporton “Epoka e re”.
Haradinaj ka theksuar se me kohë kishte thënë se programi i Vetëvendosjes është mashtrues.
Po ashtu, Haradinaj ka thënë se edhe Albin Kurti është mashtrues.