Haradinaj nuk komenton takimin e Palmerit me përfaqësuesit e partive politike
Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, gjatë vizitës në Kosovës i kishte bërë bashkë përfaqësuesit e partive politike në një takim që është zhvilluar në ambientet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.
Në këtë takim me Palmer ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Ramush Haradinaj. Por, Haradinaj nuk ka dashur ta komentoj këtë takim.
“Çfarë ka thënë Matthew Palmer unë nuk kam drejtë të flasë. Është Ambasada e Amerikës, thirrni ata dhe ju tregojnë. Ju i dini qëndrimet tona cilat janë. Është shumë me rëndësi që ka ardhur Matthew Palmer në Kosovë, një njeri i rangut të tij, duke pasur parasysh se sa të ngarkuar janë në Amerikë me tema dhe zhvillime të shumta”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se vizita e Palmerit dëshmon vendosshmërinë e Amerikës që të mbesë me Kosovën dhe rajonin.
“Kjo është porosia e tij, ardhja e tij, derisa për më shumë është Ambasada e Amerikës”, ka thënë ai.