Haradinaj nuk merr pjesë në interpelancë
25 janar 2018
| 15:03
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk është duke marrë pjesë në interpelancën e cila është thirrur për të nga grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për ta informuar Kuvendin në lidhje me gjuajtje me armë nga Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike.
Në kohën kur po mbahet interpelanca, Haradinaj i ka shkuar në zyre kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri.
Kjo vizitë e Haradinajt në Gjilan është duke ndodhur në kuadër të nismës së takimeve të tij me kryetar të komunave.