Haradinaj nuk ndryshon qëndrim për taksën
Kryeministri Ramush Haradinaj në një deklaratë sot para gazetarëve ka thënë se Kosova është për vazhdimin e dialogut me Serbinë.
Ai ka thënë se është për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, obligative dhe ligjore me Serbinë me kufijtë ekzistues të Kosovës, të 17 shkurtit.
Sipas tij, kjo marrëveshje nuk nënkupton lëvizjen e kufijve.
Duke folur për taksën ndaj produkteve serbe, Haradinaj ka thënë se kjo mund të shihet në dy pamje.
“Ekzistojnë dy pamje; një si pengesë për t’u kthyer në dialog, dhe tjera si ndihmesë për t’u arritur marrëveshja më shpejt. Koha nuk i kushton vetëm Kosovës por edhe Serbisë, pra për aq sa është tarifa në fuqi”, ka thënë Haradinaj.
Sipas Haradinajt, marrëveshja gjithëpërfshirës rregullon tregtinë e lirë në mes Kosovës dhe Serbisë.
/Epoka e re/