Haradinaj nuk përjashton mundësinë e koalicioneve paszgjedhore
13 janar 2021
| 14:13
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kjo parti nuk do të hyjë në koalicione parazgjedhore me parti të tjera.
Pavarësisht kësaj, Haradinaj ka thënë se nuk përjashtojnë mundësinë e koalicioneve pas zgjedhjeve.
“Aleanca ka koalicion me qytetarin. Nuk hyjmë në koalicione parazgjedhore me parti të tjera. Programi ynë do të merr besimin e qytetarit. Pas zgjedhjeve nuk paragjykojmë mundësinë e koalicioneve”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për medie.
Haradinaj ka thënë se pas zgjedhjeve nuk kanë vija të kuqe me asnjë subjekt politik.