Haradinaj nuk do t’i shkarkon ministrat me aktakuzë
13 prill 2018
| 11:53
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se për momentin nuk do t’i shkarkojë ministrat që kanë aktakuza nga gjykata.
Në këtë kontekst, Haradinaj ka thënë se do ta presin vendimin përfundimtar të gjykatës kompetente.
“Sa u përket vendimeve që ka me marrë Qeveria ndaj ministrave me aktakuzë duhet pritur vendimet nga gjykata dhe njëherë nuk mund të marrim vendim. Qeveria do të marrë vendime sipas ligjit për këtë”, ka thënë Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë.
Sipas Haradinajt, vetëm ngritja e aktakuzës është lajm i mirë për rendin dhe ligjin në vend.
Aktakuzë për vepra të ndryshme penale kanë ministrat, Valdrin Lluka, Besim Beqaj dhe Pal Lekaj.