Haradinaj: O Albin Kurti nuk mbyllen mediat në një vend evropian

28 korrik 2023 | 18:26

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për ta mbyllur “Klan Kosovën”.

Ai ka theksuar se nuk mbyllen mediet në një vend evropian.

“Nuk mbulohet dielli me shoshë o Albin Kurti. Nuk mbyllen mediat në një vend evropian! Nuk jemi Kore e Veriut! Prandaj hiq dorë nga ky vendim i çmendur e lëre Klan Kosovën ta kryejë punën e vet! Dil kërkoju falje popullit e gazetarëve të Klan Kosovës e ruaje pak fytyrë!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti,…