Haradinaj: Ofenziva e shtatorit na ndau nga shumë njerëz të dashur
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar ofensivën e shtatorit të vitit 1998.
Haradinaj ka thënë se ofensiva e shtatorit, na ndau me shumë njerëz të dashur e luftëtarë të zot, që i dhanë kahje luftës për liri.
Me këtë rast, ai ka kujtuar të rënët nga kjo ofenzivë.
“Ofensiva e shtatorit, na ndau me shumë njerëz të dashur e luftëtarë të zot, që i dhanë kahje luftës për liri. Driton Zeneli ishte ushtarak profesionist, që përgatiti luftëtarët e rinj për beteja. Komandant Fatoni siç e njihnin, la gjurmë të pashlyera në Luftën Çlirimtare”.
“Ai ra në krye të detyrës në vendlindjen e tij në Jabllanicë. Në pozicionet e luftës, ranë heroikisht edhe Xhevdet Hoti nga Jabllanica, Haxhi Krasniqi e Muhamet Shala nga Prapaqani dhe Shefqet Zukaj nga Belegu. Po atë ditë, duke kryer detyrën e furnizimit me armë, Përparim Krasniqi i familjes së Sylërexhëve të Vranocit, do të përjetësohet në kufirin Kosovë – Shqipëri. Sakrificës së tyre i përulemi dhe i jemi falënderues përgjithmonë. Lavdi!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.