Haradinaj: Oferta jonë 100% shtet do të dalë fituese në zgjedhjet e 6 tetorit
04 shtator 2019
| 19:10
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mbajtur takim pune me Këshillin Drejtues të AAK-së, dega e Prishtinës.
Pas këtij takimi, Haradinaj ka thënë se koncepti i Aleancës për shtet të fortë e me integritet, ekonomikisht të zhvilluar dhe të mbështetur në parimet e drejtësisë, po jetësohet me njerëz kompetentë dhe atdhedashës.
Ai ka treguar se në këtë takim ka theksuar se bashkërëndimi i potencialeve politike në kauzën e përbashkët, është tregues i qartë se oferta e koalicionit AAK-PSD 100% shtet, do të dalë fituese në zgjedhjet e 6 tetorit.