
Haradinaj ofron mbështetje për rininë e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim disa të rinjë nga organizata “Zëri Rinor Gjilan”.
Haradinaj ka thënë se është impresive kur i dëgjon idetë kreative të të rinjve.
“Impresive të dëgjoj idetë kreative të të rinjve tanë. Kënaqësi të bashkëbisedoj me anëtarët e organizatës “Zëri Rinor Gjilan”, të cilët kanë marrë përsipër avokimin te të rinjtë për parandalimin e dukurive negative dhe përfshirjes sa më të madhe të tyre në aktivitete sportive e kulturore. Krahas shumëfishimit të projekteve për Gjilanin nga Qeveria e vendit në këtë mandat, mbështetjen do ta ketë edhe nisma e organizatës “Zëri Rinor Gjilan” për udhëzimin e të rinjve për karrierë dhe shkollim adekuat”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/