Haradinaj: Opozita duhet t’i unifikojë me Qeverinë qëndrimet për Asociacionin
Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, në Rubikon me Adriatik Kelmendin, ka thënë sonte se opozita duhet t’i unifikojë qëndrimet e saj me qeverinë, për çështjen e asociacionit.
Siç tha ajo, sepse nëse do të kishte unifikim edhe në vitet 2013/2015, mbase mund të kishte sot një marrëveshje më të mirë, përcjell klankosova.tv.
“Nëse do të kishte më 2013/2015 një ekip uniteti, ku do të bënte pjesë ndoshta edhe zotri Haradinaj edhe zotri Kurti të cilët e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje të asociacionit ndoshta edhe nuk do të nënshkruhej, do të bëhej një marrëveshje më e mirë, edhe e 2013-ës edhe kjo e parimeve. Mirëpo ne po shohim vazhdimisht një minim të njëri-tjetrit, një përdorim të dialogut për narrativa, poena politikë dhe në fund Kosova po e pëson”.
“Ndaj unë mendoj se është momenti i fundit, që opozita të mos flasë me zë ndryshe dhe të pakoordinuar në takime diplomatike me kryeministrin Kurti, por edhe kryeministri Kurti të heq dorë nga ato videot linquese ndaj opozitës”.
“Opozita duhet të unifikojë qëndrimet me qeverinë. Të diskutojnë mes vete. Kemi parë situata kur edhe opozita ka bojkotuar në mënyrë demonstrative takimet e unitetit edhe në të kaluarën edhe tani”.
Pse nuk e kemi njohjen, dhe si rrëshqitëm kaq keq në një draft të tillë?
”Fuqia destabilizuese e Serbisë, sidomos tani pas luftës në Ukrainë duke qenë aleate, epiqendër e ndikimit rus, nuk krahasohet me fuqinë destabilizuese që një asociacion apo një status i veçantë i kishës, do të përbënte në Kosovë”.
”Unë shoh rrezik shumë, por nuk shoh që po përceptohet si i tillë, dhe këtë e shoh si pazotësi të kësaj qeverie që ta paraqes rrezikun e këtyre”, u shpreh ajo mes tjerash