Haradinaj: Opozita e ka votën time për mbrojtjen e territorit të Kosovës

28 gusht 2018 | 16:58

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është kundër çdo ideje për shkëmbim apo korrigjim të territori të Kosovës.

“Ne synojmë një marrëveshje me Serbinë për njohje të ndërsjellë, asgjë më shumë. Kufijtë edhe territori janë kthim parapa për Kosovën, janë edhe nxitje për destabilizim të rajonit. Këto i shkojnë për shtati vetëm Putinit. Ajo çfarë po thotë presidenti, është në kuadër të retorikës dhe kundëretorikës me Serbinë, nëse është ndryshe atëherë kemi probleme në Kosovë”, ka thënë Haradinaj pas mbledhjes se Qeverisë.

Haradinaj ka thënë se opozita do ta ketë votën e partisë se tij sa herë që bëhet fjalë për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Kosovës.

“Opozita e ka votën time sot dhe gjithmonë kur bëhet fjalë për mbrojte të territorit”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor…