Haradinaj: Opozita i fitoi zgjedhjet, po pres me padurim të bashkëpunojmë për formimin e Qeverisë

09 shkurt 2025 | 20:07

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se opozita i ka fituar zgjedhjet.

Ai tha se rezultati i AAK-së është dyshifrorë e jo siç është paraqitur në Exit Pollet nga 6 deri 8%.

Ai tha se pres të bashkëpunojë me opozitën për formimin e Qeverisë.

“Ne jemi të sigurt që kemi rezultat dyshifror, këtë do ta vërtetojmë me numërimin e vendit. Ajo që po më gëzo është se opozita i ka fituar zgjedhjet dhe pres me padurim të bashkëpunojmë për formimin e Qeverisë”, ka thënë Haradinaj. /Gazeta Express

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-Kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka reaguar pas publikimit të…