Haradinaj, opozitës: Mos i jepni zor, sivjet s’ka zgjedhje
27 prill 2018
| 17:17
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, gjatë debatit parlamentar për të pagjeturit ka kërkuar nga gjithë deputetët e Kuvendit që ta përkrahin rezolutën për të pagjeturit.
Haradinaj ka propozuar që familjet e kësaj kategorie të kenë edhe një ndihmesë shtesë financiare.
Më tutje, Haradinaj u ka thënë kolegëve opozitarë që të jenë më sy hapur sa i përket të pagjeturve. Në këtë kontekst, ai u ka thënë atyre se sivjet nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Kthejeni gishtin aty ku është përgjegjësia. Duhet me vënë kushte në bisedimet me Serbinë. Nuk duhet të ndalemi deri në fund, deri të qytetari i fundit i zhdukur, pavarësisht etnisë. Sivjet nuk ka zgjedhje, mos i jepni zor”, ka thënë Haradinaj.