Haradinaj: Osmani të distancohet nga Qeveria Kurti
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar të enjten nga presidentja Vjosa Osmani që të distancohet nga Qeveria Kurti, teksa u shpreh skeptik për mundësitë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Sipas tij, ekzekutivi ka një mori dështimesh si në ekonomi, politikë të jashtme por edhe dëmtim të raporteve me aleatët.
“Presidentja ka kërkuar votë për këtë opsion qeverisës. Ka kërkuar votë për një perspektiv euroatlantike dhe integrime. Ka kërkuar votë edhe për çkapjen e shtetit dhe po del që ka ndodhur e kundërta. Ajo ka qenë bartëse e listës së LV-së dhe në atë kohë ka kërkuar votë për zhvillim ekonomik dhe po shihet se ka ndodhur e kundërta. Prandaj, mendoj se i takon presidentes që të distancohet në tërësi nga qeveria dhe nga ky koncept humbës qeverisës”, ka thënë Haradinaj gjatë një konference për medie të mbajtur në selinë e AAK-së.