Haradinaj: Pa infrastrukturë rrugore, nuk ka zhvillim, ia kemi borxh Kosovës
Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër i koalicionit Kosova Fituese, ka publikuar planprogramin për infrastrukturën e vendit. Në një postim në Facebook, ai ka thënë se me Kosovën Fituese do të ketë infrastrukturë moderne. “Pa infrastrukturë rrugore, nuk ka zhvillim. Ja kemi borxh Kosovës, ta bëjmë model në rajon”, ka shkruar Haradinaj.
Tutje, ai ka publikuar projektet e infrastrukturës:
INFRASTRUKTURA E KOSOVËS FITUESE
Kosova Fituese me infrastrukturë moderne.
Pa infrastrukturë rrugore, nuk ka zhvillim. Ja kemi borxh Kosovës, ta bëjmë model në rajon.
Programi ynë përfshinë projekte madhore, mes tjerash:
1. Autostrada e Dukagjinit: Prizren – Rahovec – Gjakovë – Junik – Deçan – Pejë – Istog – Mitrovicë
2. Finalizimi i autostradës: Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë
3. Finalizimi i rrugës Klinë – Gjakovë
4. Finalizimi i rrugës Prishtinë – Vushtrri – Mitrovicë
5. Finalizimi i autostradës Prishtinë – Pejë
6. Fillimi i rrugës Prizren – Tetovë
7. Finalizimi i rrugës Deçan – Plavë
8. Unaza e jashtme e Prishtinës
9. Finalizimi i rrugës Prishtinë – Podujevë
10. Aksi ndërlidhës i autostradave në Duhël
1️⃣3️⃣7️⃣ për Kosovën Fituese