Haradinaj: Pacolli po trajtohet në mënyrë të padinjitetshme
30 prill 2020
| 14:43
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është shprehur kundër trajtimit që është duke iu bërë deputetit Behgjet Pacolli nga autoritetet e vendit.
Haradinaj ka thënë se Pacolli është duke u trajtua në mënyrë të padinjitetshme.
“Gjithmonë kam qenë kundër trajtimit të padinjitetshëm të kujtdoqoftë, duke mos përjashtuar këtu edhe trajtimin, potencialisht të keq të aktivistëve të LV-së dikur. Pa ndryshu asnjë shkronjë, sot e kundërshtoj fuqishëm trajtimin e padinjitetshëm të një të zgjedhuri të popullit, siç është deputeti Behgjet Pacolli. Sipas Kushtetutës, mandati i deputetit është i pacënueshëm dhe i pandikueshëm nga agjendat politike”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.