Haradinaj, Palmerit: Roli i ShBA-së në dialogun me Serbinë, i domosdoshëm

01 qershor 2021 | 13:33

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Matthew  Palmer, zëvendësndihmëssekretar i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon.

Me këtë rast, Haradinaj ka bërë me dije se i ka thënë Palmerit se roli i ShBA-së në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm.

“Sot, në selinë e Aleancës zhvillova një takim me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Matthew A. Palmer Zëvendës-Ndihmës Sekretar i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun dhe z.Philip S. Kosnett, ambasador në Kosovë, me të cilët diskutuam për zhvillimet politike në vend dhe rajon.  Kosova ka treguar maturi në funksionim dhe konsolidim të demokracisë, në standardet më të larta dhe është e palëkundur në raportin bilateral dhe strategjik, si dhe miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Në takim ritheksova se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e vendosur në qëndrimin e saj që roli amerikan në dialog është i domosdoshëm dhe i pashmangshëm për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë që rezulton me njohje reciproke. Gjithashtu, ritheksova nevojën e perspektivës euroatlantike të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në NATO. Kosova është me fat që gjendet përkrah Amerikës, shtet që përkrahu çlirimin dhe ndërtimin e shtetësisë tonë, që edhe më tutje është aleati jonë strategjik dhe partneri më i besueshëm”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

May be an image of one or more people and people standingMay be an image of 1 person, standing and suit

May be an image of 3 people, people sitting, people standing and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për policinë, ishin para të kapura shumë lehtë: efektivët britanikë…