Haradinaj: Paqja, stabiliteti dhe fqinjësia, shtyllat e politikës së jashtme të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq, me të cilin ka diskutuar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimin ekonomik dhe partneritetin politik.
Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se paqja, stabiliteti dhe fqinjësia janë shtyllat kryesore të politikës së jashtme të Kosovës.
“Shtylla të rëndësishme të politikës së jashtme të Kosovës janë paqja, stabiliteti dhe ndërtimi i fqinjësisë së mirë me vendet e rajonit, vlera të përbashkëta të cilat i ndanë me Malin e Zi. Takim miqësor me ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq, për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimin ekonomik dhe partneritetin politik. Si dy shtete, që nuk kanë çështje të hapura, Kosova dhe Mali i Zi shërbejnë si shembull në rajon për përkrahje të ndërsjellë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/