Haradinaj para nisjes për në Hagë: Luftëtarët e lirisë gjithmonë ishin të rreshtuar me të drejtën!
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, para nisjes në Hagë ku do të intervistohet nga Gjykata Speciale, ka thënë se luftëtarët e lirisë gjithmonë ishin të rreshtuar me të drejtën!.
Ai ka thënë se me nder ka mbrojtur të drejtën e popullit të Kosovës.
“Sot, si Ramush Haradinaj, qytetar i Republikës së Kosovës, i përgjigjem ftesës për intervistim nga Dhomat e Posaçme në Hagë. Tërësisht në të drejtën e Kosovës, i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë. Kosova ka ecur përpara në rrugëtimin euro-atlantik dhe është më e fortë se kurrë, në rreshtin e paqes dhe miqësi të përhershme me ShBA-në. Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Por, tregun e japim vetëm për njohje. Me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/