Haradinaj, para se ta shpallte kandidimin për president, kishte folur me Veselin

21 gusht 2020 | 08:48

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth kandidimit për postin e presidentit të vendit. Haradinaj ka theksuar se ka pasur bisedime me partnerët e koalicionit, por edhe me Partinë Demokratike të Kosovës lidhur me postin e presidentit dhe me zhvillimet që mund të ndodhin nëse konfirmohen aktakuzat e Gjykatës Speciale ndaj presidentit aktual Hashim Thaçi.

“Kemi pasur disa takime me liderët e koalicionit dhe udhëheqësit e PDK-së, pas 24 qershorit, në këtë rast edhe me kryetarin e PDK-së, zotin Veseli. Kanë ndodhur diskutime në tavolina dhe jam shprehur i gatshëm të marr përgjegjësi për shkak të rrethanave të reja”, ka treguar Haradinaj në Kanal10.

“Njëkohësisht, Thaçi e ka shprehur dëshirën e tij që Kosova, në rast se konfirmohen aktakuzat, mos të gjendet e papërgatitur. Duhet të jemi të qartë se unë nuk jam kandidat i koalicionit, por i Aleancës. PDK-ja ka shprehur kujdesin se në rast të konfirmimit të aktakuzave, Kosova të gjendet në krye të detyrës”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka…