Haradinaj: Para vitit të ri do ta marrim lajmin e mirë për vizat
29 tetor 2018
| 11:35
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se para vitit të ri do vjen lajmi i mirë për liberalizimin e vizave.
“Mendoj se para ndërrimit të moteve do ta marrim edhe një lajm të mirë për liberalizimin e vizave”, ka thënë Haradinaj, pas takimit me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ndërsa sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Interpol, Haradinaj ka thënë se i kanë disa vështirësi.
“I kemi disa vështirësi përballë nesh dhe tani jemi të fokusuar tek 20 nëntori, Interpoli. Është temë më herët dhe është mirë ta kemi fokusin aty”, ka thënë Haradinaj, duke kërkuar nga partitë politike që ta ndihmojnë këtë proces.