Haradinaj paralajmëron: Arrestimi i tre ministrave të qeverisë Kurti pritet në çdo moment

17 tetor 2024 | 22:15

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka deklaruar se pritet arrestimi i tre ministrave të Qeverisë Kurti në çdo moment.

Ai theksoi se situata në qeveri është e tensionuar dhe se këto arrestime mund të ndodhin shumë shpejt.

“Pritet arrestimi i tre ministrave të Qeverisë Kurti, në çdo moment”, tha ai në T7.

Haradinaj theksoi se një nga ministrat ka shpenzuar mbi 1.5 milionë euro vetëm për udhëtime, duke nxjerrë në pah shpenzimet e larta dhe mungesën e transparencës në menaxhimin e buxhetit.

“Ky ministër që i ka bërë ato shpenzimë për udhëtime, do të akuzohet shpejt dhe do të burgoset. Jo, veç për këtë temë, por për shumë tema tjera. Minimum, 3-4 ministra janë në hetime, çdo ditë pritet arrestimi i tyre. Për këtë jam i bindur, sepse nuk ka asnjë mundësi askush me i mbrojtë, veprat e tyre janë transparente. Këto nuk janë paralajmërime të mija, por ata zotërinjtë e dijnë sepse nuk është ka i merr gjumi bash mirë natën”, tha Haradinaj në T7.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua nga Kansasi ka rrëfyer pak kohë më parë…