Haradinaj paralajmëron prishjen e koalicionit
Ish-kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar prishjen e kolaicionit qeverisës sepse është i pakënaqur nga kryeministri aktual i Kosovës, Avdullah Hoti.
“Nëse vazhdon kështu kryeministri Hoti, unë nuk e mbështes në qeveri”, është shprehur Haradinaj.
Ai gjithashtu ka kritikuar mospërfilljen dhe shmangien që Hoti i kishte bërë ministrit të Drejtësisë Selim Selimi në takimin e Brukselit me presidentin serb, Aleksandër Vuciq.
“Ja kam thënë zyrtarisht i kam dërguar edhe shkresë ku i kemi vërejtjet, nuk ka pasur arsye me marrë shefen e kabinetit të tij përball takimit me Aleksandër Vuçiqit që tash e ka përvojën e parë e me lënë jashtë takimit Selim Selimin”, ka thënë Haradinaj në “Rubikon” në “Klan Kosova”.
Tutje, Haradinaj tha për ish-kryeministrin Kurti se ky i fundit e ka rrëzuar vetën nga pushteti.
“Kurti ka rrëzuar vetën, sa për mua edhe 8 vjet do të qëndronte në pushtet, arsyeja pse u bënë bashkë partitë e vjetra vjen si pasojë e gabimeve të tij”, shtoi Haradinaj.