Haradinaj paralajmëron “situatë tragjike” nëse preken kufijtë e Kosovës
27 maj 2020
| 08:28
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se tema e ndryshimit të kufijve të vendit është mbyllur. Në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, Haradinaj ka thënë se të gjithë kundërshtuesit e prekjes së kufijve janë garantë se një gjë e tillë s’do të ndodhë.
Ish-kryeministri i vendit ka paralajmëruar për pasoja, nëse ndodh lëvizja e kufijve. “Nëse hapen kufijtë e Kosovës, ne po flasim edhe për situata të tjera, më tragjike”, është shprehur ai. Ai ka thënë se partia e tij s’do të rrinte në një qeveri që pranon ndryshime kufijsh, duke thënë se ajo do të duhej të rrëzohej menjëherë.