Haradinaj paralajmëron tërheqjen e Projektligjit për financimin e partive politike

21 qershor 2019 | 11:58

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se në mbledhjen e radhës të qeverisë do të tërhiqet Projektligji për financimin e partive politike nga Kuvendi.

“Pas shqetësimeve të ngritura nga Shoqëria Civile sa i përket ndryshimeve që i janë bërë Projektligjit për Financimin e Partive Politike, gjatë punës në Komisionet Parlamentare, kam propozuar që në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Republikës së Kosovës të merret vendim për tërheqjen e këtij projektligji nga Kuvendi i Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj ka vlerësuar se tërheqja e këtij projektligji dhe ridërgimi i tij me bazë të mirë ligjore dhe demokratike është veprim i duhur.

“Duke e ditur rëndësinë që ka ky Projektligj, për zhvillimin e demokracisë në vend, nevojës së transparencës në funksion të politikbërjes dhe përfshirjes së të gjitha palëve në krijimin e tij, tërheqja e projektligjit dhe ridërgimi i tij, me bazë të mirë ligjore dhe demokratike, është veprim i duhur!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

 /Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë bërë thirrje për…