Haradinaj: Parat e pashpenzuara do t`i kthehen buxhetit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se paratë që janë ndarë për vjetorin e shpalljes se pavarësisë dhe nuk janë shpenzuar, do t’i kthehen buxhetit.
Në seancën e sotme të jashtëzakonshme të kuvendit, ku po diskutohet për vendimin e qeverisë për ndarjen e 500 mijë eurove për këtë përvjetor, kryeministri ka thënë se ato nuk janë shpenzuar të gjitha. “Diskutimet që kanë ndodhur në publik për festimin e 11 vjetorit të pavarësisë ku janë ndarë 500 mijë euro janë të mira. Paratë janë ndarë se është propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, i janë dedikuar Ministrisë së Kulturës, aktivitetet i ka bërë mekanizimi i paparaparë i protokollit të shtetit, kostoja e shpenzimeve është 175 mijë euro të tjerat kthehen në buxhet”, ka thënë Haradinaj.
Kryeministri ka treguar ndarja e mjeteve nga shpenzimet e paparashikuara është praktikë që ka ndodhur edhe nga Qeveritë e kaluara.
/Epoka e re/