
Haradinaj: Partneriteti i Kosovës me shtetin e Iowa-s, dëshmia më e mirë e orientimit tonë proamerikan
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është takuar në ShBA me senatoren amerikane nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst.
Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se partneriteti i ngushtë i Kosovës me shtetin e Iowa-s është dëshmia më e mirë e orientimit tonë proamerikan.
“Pata kënaqësinë që ta falënderoj nga afër Senatoren amerikane nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst, gjatë takimit që zhvilluam në senatin amerikan në Uashington. Në shtetndërtimin e Kosovës, kontribut të lartë ka dhënë edhe shteti i Iowa-s, përmes bashkëpunimit në shumë fusha, si në arsim dhe ekonomi por edhe në rritjen e kapaciteteve të Ushtrisë së Kosovës. Garda Nacionale e Iowa-s dhe kontributi i saj në forcimin e FSK-së është një ndër të arriturat kulminante të këtij bashkëpunimi. Miqtë si Ernst duhet t’i mbajmë përherë afër vetes!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.