Haradinaj: Pas dështimit të djeshëm Kurti të dorëhiqet

15 shtator 2023 | 13:14

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se situata e krijuar pas dështimit të djeshëm në Bruksel, me tendencë të thellimit të krizës, me pasoja të rënda për popullin e Kosovës, kërkojnë reflektim urgjent nga Qeveria Kurti.

Haradinaj tha se kryeministri Albin Kurti duhet të dorëhiqet dhe ta kthejë mandatin te populli.

“Këtë veprim duhet ta bëjë edhe nëse ai mendon se është në rrugë të drejtë. Ai obligohet ta pyes popullin se çka mendon për veprimet e tij. Në demokraci zgjedhjet janë përgjigja më e mirë”, shkroi Haradinaj.

Më tej, ai tha se në rast të mungesës së reflektimit të Kurtit, përgjegjësia mbetet tek liderët e tjerë politikë, që të bashkohen e të veprojnë urgjent për ta dërguar vendin në zgjedhje, duke e shkarkuar Kurtin përmes mocionit.

“Është koha ta pyesim popullin se si të dalim nga kjo gjendje e rrezikshme”, tha Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot edhe komunat e fundit…