Haradinaj pas vendimit të Listës Serbe: Nuk e kam në plan të jap dorëheqje
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se aksioni i djeshëm në veri të vendit nuk ka qenë as kundër qytetarëve serbë e as kundër politikanëve serbë, por kundër atyre që nuk e zbatojnë ligjin.
Haradinaj në një konferencë ka thënë se vendimi për arrestimin e Marko Gjuriqit është marrë nga Ministria e Punëve të Jashtme. Ai ka thënë se sikur Gjuriqi t’i respektonte procedurat për vizitë në Kosovë nuk do të arrestohej.
Ndërsa duke e komentuar vendimin e Listës Serbe nga Qeveria, ai ka thënë se një vendim i tillë është i pakuptimtë. Haradinaj theksuar se ka pasur bashkëpunim të mirë me ministrat dhe deputetët e kësaj liste.
I pyetur se a do të jap dorëheqje nga posti i kryeministrit pas largimit të Listës Serbe, Haradinaj ka thënë se nuk e ka ndërmend të bëjë një gjë të tillë. Ai ka thënë Kuvendi i Kosovës përbëhet nga shumë grupe parlamentare.
Në këtë kontekst, ai ka thënë se pas aksionit të djeshëm ka marrë mesazhe përshëndetëse nga shumë deputetë të Kuvendit.
Më tutje, ai ka folur edhe për paralajmërimin e kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq se më 20 prill do ta formojnë njëanshëm Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai ka thënë se një verim i tillë nuk është në interes të akujt.