Haradinaj pas paralajmërimeve të ShBA-së: Po hyjmë në një periudhë të keqe
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka komentuar sërish deklaratën e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, i cili i ka thënë qeverisë “mos urino në derën e klubit ku dëshiron të bëhesh pjesë”.
Haradinaj ka komentuar edhe paralajmërimet e ShBA-së se mund të ndërpritet bashkëpunimi me Policinë e Kosovës, për shkak të veprimeve të njëanshme të Qeverisë.
“Është punuar gjatë që kjo klima e keqe ose situata e rëndë me vendimmarrje në qeveri, kryeministrin, ministrat që të mos i prekin institucionet e sigurisë. Personalisht jam siguruar gjithë kohën që mos mi prek marrëdhëniet me institucionet e sigurisë, me ushtrinë, policinë AKI-në, doganat e gjyqësorin. Megjithatë po shihet se po hyjmë në një periudhë më të keqe përkundër që jemi angazhuar në vazhdimësi që përkeqësimi i marrëdhënieve me vendimmarrje politike mos me prek rendin dhe ligjin sigurinë dhe profesionistet”, ka thënë Haradinaj, raporton “EO”.