Haradinaj: Pas planit për Lindjen e Mesme, presim nga Trumpi ide konkrete edhe për rajonin

29 janar 2020 | 16:28

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka treguar se javën e ardhshme do të udhëtojë në SHBA për të marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”.

Pas mbledhjes se qeverisë, Haradinaj ka thënë se gjatë kësaj vizite ka agjendë të ngarkuar.

“Kosova dhe Amerika kanë marrëveshje të interesit të lartë. Unë atje po shkoj ta forcoj atë lidhje dhe miqësi që është e posaçme. Në Amerikë i dinë bindjet e mia, por nuk është e mirë kur kemi mendime të ndryshme për temat e njëjta. Megjithatë, është e mirë që Kosova të shkojë aty ku ruhet interesi i territorit dhe kufijve”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka mirëpritur edhe një herë punën e emisarit te posaçëm të presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi.

“Tani ka ardhur një energji e re me të dërguarin e presidentit Trump, ambasadorin Grenell dhe kjo është e mirëseardhur për ne. Çdo marrëveshje që hiqet mes nesh dhe Serbisë, mbetet më pak dhe kjo më pak është njohja reciproke në kufijtë ekzistues, për këtë qëllim jemi të interesuar të përfundojë më shpejt”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka deklaruar se pas planit për Lindjen e Mesme, pret nga presidenti Trump ide konkrete edhe për rajonin.

“Plani i marrëveshjes për Izraelin dhe Palestinën i lajmëruar nga Trump na jep një shpresë të madhe që mund të vijnë edhe me ide konkrete edhe për rajonin tonë”, ka deklaruar Trumpi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës ka mbajtur konferencën e…