Haradinaj pas takimit me Kasanofin: Mbështetja e ShBA-së vazhdon përkundër vështirësive të shkaktuara nga qeveria
11 tetor 2024
| 11:40
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është takuar me zëvendësmdihmëssekretarin e Shtetit, Alexander Kasanof dhe ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.
Takimi është zhvilluar në objektin e Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.
Pas takimit, Haradinaj ka deklaruar se mbështetja e fuqishme e ShBA-së ndaj popullit të Kosovës vazhdon “përkundër vështirësive të panevojshme që i ka shkaktuar qeveria”.
“E vetmja rrugë për të arritur synimet tona si shtet, është bashkëpunimi dhe partneriteti me ShBA-të, si aleati ynë strategjik dhe i përjetshëm”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Ardian Gjini dhe Besnik Tahiri.