Haradinaj pas takimit me Kurtin e Osmanin: AAK-ja do të jetë opozitë
15 mars 2021
| 14:22
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kjo parti do të jetë opozitë në këtë mandat.
Pas takimit konsultativ me liderin e LV-së, Albin Kurtin dhe u. d. e presidentes,Vjosa Osmanin, ai ka thënë se AAK-ja është e gatshme të bashkëpunoj vetëm për tema nacionale.
“Aleanca është opozitë në ardhje sepse në krijimin e institucioneve do të jemi opozitë. Ramë dakord që në sfidat që i ka Kosova, në këto funksione, Aleanca do të bashkëpunojmë për tema të interesit nacional, duke e ruajtur vendin por duke qenë këtu me e bë funksionale demokracionë e vendit. Synohet një koncentrim i pushteteve, mendojmë që funksioni ynë është i rëndësishëm në kohën që vjen”, ka thënë Haradinaj.