Haradinaj pas takimit me Lajçakun: Për AAK-në marrëveshja është me interes nacional për Kosovën

10 mars 2023 | 13:31

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, e ka informuar  në hollësi për progresin e arritur deri më tani për marrëveshjen e normalizimit e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë kontekst, Haradinaj ka thënë se arritja e marrëveshjes me Serbinë është me interes nacional për Kosovën.

“I kënaqur që sot në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, bashkë me kolegë pritëm në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe ekipin e tij, të cilët na informuan në hollësi për progresin e arritur deri më tash në përfundimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Shpreha vlerësimin tim për unitetin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në mbështetje të kësaj marrëveshje. E vlerësova lart angazhimin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në funksion të arritjes së marrëveshjes, rol i cili është jetik në zbatimin e saj”.

“Për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës kjo marrëveshje është me interes nacional, pasi që e siguron rrugëtimin tonë të qëndrueshëm drejt integrimeve euro-atlantike” ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Princi William dhe Kate Middleton kanë lavdëruar komunitetet për mbledhjen…