Haradinaj pas takimit me Osmanin: Rreziku në veri vazhdon, të koordinohemi me aleatët
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se rreziku për mundësinë e eskalimit të serishëm të situatës në veri ekziston ende.
Këtë deklaratë, Haradinaj e ka dhënë pas takimit me presidenten Vjosa Osmani dhe shefin e AKI-së, Petrit Ajeti.
“Biseda ishte kryesisht lidhur me situatën e sigurisë ne vend gjatë ditëve të fundit të ndërlidhura me sulmin terrorist që ndodhi më veri ku humbi jetën një epror i Policës së Kosovës. Kosova edhe në të kaluarën është përballur me situata të sigurisë. Kjo që ndodhi tani është e pastër terrorizëm. Është e logjikshme që të bashkëbisedohet në situata të tilla. Për shkaka se rreziku vazhdon edhe me tutje, është prezent rreziku”, ka thënë Haradinaj, duke kërkuar që institucionet e Kosovës të koordinohen me faktorin ndërkombëtar.
“Duhet që të bëjmë kujdes që edhe vendimmarrësit politik ta kryejnë me sukses punë e vete. Përballja me rreziqe e sigurisë nuk behet duke e bartur përgjegjësin vetëm te profesionistët, dihet ndihmesa politike edhe dihet një kurs politik i besueshme me aleatët. Serbia nuk e fsheh faktin se është sponzorisuese, i ka stërvit dhe i ka dhënë udhëzimit këtij grupi terrorist. Është mirë që të zhvillimet një hetim që Serbia është faktorë, kjo dihet por të vërtetohet edhe nga hetuesit ndërkombëtar me mundësi të një gjykate”, ka thënë Haradinaj. /EO