Haradinaj pas takimit me Tuskin: Procesi i integrimit të Kosovës në BE duhet përshpejtuar

26 shtator 2018 | 10:16

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Ramush Haradinaj, janë takuar në SHBA me presidentin e Këshillit të Evropës, Donalt Tusk.

Haradinaj ka thënë se në këtë takim ka kërkuar që procesi i integrimit të Kosovës në BE, të përshpejtohet, përcjell Klan Kosova.

“Vendi ynë ka bërë hapa të rëndësishëm në rrugëtimin drejt familjes së madhe europiane”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë vet në “Facebook”.

“Në një takim të frytshëm me presidentin e Këshillit të Europës, Donald Tusk, gjatë qëndrimit zyrtar në ShBA, theksova se procesi i integrimit të Kosovës në Bashkimin Europian duhet të përshpejtohet me veprime konkrete”.

“Europa do të jetë e plotë vetëm kur i fundit vend në rajon të integrohet plotësisht në të”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kjo ndalesë, e cila përdoret për të mos lejuar hyrjen…