Haradinaj pas takimit me Mogherinin: Kosova do ta marrë atë që i takon
18 dhjetor 2017
| 20:16
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar për takimin me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini.
Ai ka shkruar se me Mogherinin ka biseduar për proceset që po i kalon Kosova. Haradinaj është shprehur i bindur se shteti i Kosovës do ta marrë atë që i takon.
“Takova në selinë e BE-së Përfaqësuesen e Lartë për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, me të cilën biseduam miqësisht për proceset, të cilat po i kalon Kosova. Kosova do të marrë atë që i takon!”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”.
Ai së bashku me kryeministrat e tjerë të Ballkanit do të darkojnë sonte së bashku me Federica Mogherinin për të diskutuar situatën në rajon, dhe rrugën drejt BE-së.