Haradinaj pas tërmetit në Turqi: Solidarizohemi me popullin turk

30 tetor 2020 | 15:49

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot Turqinë.

Ai nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”, Haradinaj ka thënë se më vëmendje të posaçme është duke i përcjellë zhvillimet pas kësaj fatkeqësie natyrore.

“Me vëmendje të posaçme po i përcjell zhvillimet pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot Turqinë. Në këto rrethana të rënda për popullin dhe institucionet e Turqisë, lutemi që kjo gjendje të kalojë pa viktima dhe me sa më pak dëme”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se si popull që i kemi të freskëta pasojat e tërmetit, solidarizohemi me gjithë ata që janë goditur sot.

“Si popull që i kemi të freskëta pasojat e tërmetit, solidarizohemi me të gjithë ato familje që janë goditur, kanë humbur të dashurit dhe kanë mbetur të pa strehë”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e fillimit të punimeve të Qendrës së re…