Haradinaj, pas vërshimeve viziton Klinën

11 shkurt 2021 | 21:30

Si pasojë e reshjeve të shiut, në disa vende të Kosovës ka pasur vërshime.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, së bashku më kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezi, kanë vizituar fshatin Volljakë, në të cilin ka pasur vërshime.

“Vizituam fshatin Volljakë që është përfshirë nga vërshime të mëdha si pasojë e të reshurave të fundit”, ka njoftuar Haradinaj në rrjetin social “Facebook”.

Tutje ai ka thënë se gjendja është alarmante dhe ka bërë apel te institucionet qendrore për një mobilizim të menjëhershëm me qëllim të intervenimit, përballjes dhe sanimit të kësaj hapësire nga pasojat e përmbytjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka bërë apel te qytetarët…