Haradinaj pas votimit në Asamblenë Parlamentare: Hap kolosal në afirmimin ndërkombëtar të pozicionit të Kosovës
16 prill 2024
| 20:50
Miratimin e raportit të martën nga Asambleja Parlamentare e KiE-së e ka mirëpritur edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ai ka thënë se kjo përkrahje është hap kolosal në afirmimin ndërkombëtar të pozicionit të Republikës së Kosovës.
“Shteti ynë i ri, qytetarët e Kosovës, kanë vendosur themelet e forta të demokracisë, të drejtave dhe lirive të njeriut. Ky përkushtim i rrënjosur në frymën e Kushtetutës e shpirtin e qytetarëve, u vlerësua nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës”, ka shkruar ai.