Haradinaj, pasi tre persona sulmuan Sylën: Fjala e lirë është garancë e demokracisë
12 prill 2023
| 08:45
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për sulmin që është bërë mbrëmë ndaj gazetarit Valon Syla.
Sulmin ndaj Sylës, Haradinaj e ka quajtur të papranueshëm dhe akt qyqar.
Ai u bëri thirrje organeve të rendit ta zbardhin këtë rast, pasi fjala e lirë është garancë e demokracisë në një shoqëri.
“I papranueshëm sulmi qyqar ndaj gazetarit Valon Syla! Apeloj tek organet e rendit që të zbardhin rastin dhe uroj të jetë i fundit! Fjala e lirë është garancë e demokracisë në një shoqëri që aspiron një të ardhme të sigurt”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.